“Doni ta dini, ne jemi gati!” Roshi e Co i japin zemër skuadrës: Marrim maksimumin ndaj Çekisë dhe Polonisë, shkojmë 100% në Gjermani (video)

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Çekisë ditën e enjte në Pragë, sfidë që është e  vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Kjo përballje do të luhet në “Fortesa Arena” duke nisur që nga ora 20:45.

Kuqezinjtë janë të dënuar për një rezultat pozitiv ndaj Çekisë dhe më pas për të bërë siç duhet “detyrat e shtëpisë” me Poloninë në “Air Albania”. Takime këtë që vendosin shumë mbi fatet e djemve të Sylvinhos në Europianin e Gjermanisë.

Odise Roshi, Elseid Hysaj, Ernest Muçi, Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha kanë thënë edhe përshtypjet e tyre të para për këtë grumbullim. “Rraketa” e kombëtares është më shumë se kurrë është i motivuar dhe i bindur se do të arrijmë Europianin.

Të 5 lojtarët njërëzi theksojnë se në skuadër ka një frymë pozitive dhe se gjithçka do të shkojë siç duhet, pasi ndaj Çekisë dhe Polonisë do të bëjnë maksimumin.

Odise Roshi: Si gjithmonë kthimi është krenari siç jam ndjerë 19 vjeç. Çdo gjë ka ndryshuar që nga hoteli, stafi, trajneri e fusha. Jam takuar me çunat dhe jemi të jgithë të karikuar. Ky grup shkon 100% në Europian, japim maksimumin dhe jam i bindur se do të jemi në euro 2024.

Ernest Muçi: Jam i lumtur që jam në Kombëtare dhe mora ftesë në këto ndeshje. Ne bëjmë shaka me njëri-tjetrin që fiton Polonia apo ne, por e shohim të dielën kush fiton. Kur merr ftesë duhet të japësh maksimumin dhe për sulmuesin është të shënosh e ndihmosh ekipin. Japim maksimumin për të qenë pjesë e Euro 2024 dhe falënderojmë tifozët.

Thomas Strakosha: Dita e parë shumë e bukur dhe me diell. Shpresojmë të fitojmë sepse na duhen këto pikë.

Etrit Berisha: Po bëhemi gati. Të shohim, jemi mirë. Me motiv shumë të lartë dhe besoj se do të kemi sukses.

Elseid Hysaj: Ndihem mirë sepse dita e parë. Të gjithë jemi mirë. Bëjmë pak batuta por jemi mirë të gjithë. Ndeshjen e fundit luajta dhe po kthehem në formë.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)