Donald Trump bëhet pjesë e festës në Rrogozhinë për fitoren e Egnatias kundër Partizanit. Jo fizikisht, por nëpërmjet një flamuri të shpalosur në tribuna nga mbështetësit e skuadrës rrogozhinase. Momenti i veçantë është shënuar pasi rrogozhinasit shënuan golin e tyre të dytë të ndeshjes me anë të Eljon Sotës. Mes brohorimave të mbështetësve të skuadrës rrogozhinase, mes tyre u hap një flamur amerikan me imazhin e Donald Tramp si pjesë e tij.
Një festim unik, përtej faktit që normalisht me rregullore në stadiume nuk lejohet hapja e imazheve të figurave politike apo sloganeve të tilla, qofshin këto të një shteti tjetër, apo të Donald Trump.
EGNATIA-PARTIZANI 2-0
Egnatia ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në Superiore, duke mposhtur Partizanin me rezultatin 2-0 në sfidën e javës së 25-të të kampionatit. Dueli i zhvilluar në “Arena Egnatia” u vendos nga golat e Regi Lushkjës në minutën e 5′ dhe Eljon Sotës në të 61′, duke vulosur një sukses që i lejon rrogozhinasit të ruajnë vendin e parë në renditje.
Sfida nisi me një ritëm të lartë, dhe vendasit nuk vonuan për të marrë avantazhin. Një gabim në pasim i Domgjonit u shfrytëzua në mënyrë perfekte nga Lushkja, i cili realizoi një gjuajtje të saktë nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë në minutën e 5′. Ky gol i hershëm i dha qetësi Egnatias, që vazhdoi të diktonte ritmin e lojës gjatë gjithë pjesës së parë. Një moment kyç ndodhi në mes të fraksionit të parë, kur Malota u detyrua të largohej për shkak dëmtimi, duke i hapur rrugë në fushë Eljon Sotës.
1 comment
Comments are closed
Add Comment