“Dominuam në lojë, nuk e meritonim”, alibia e Mehmetit pas humbjes ndaj Tiranës: Patëm shumë raste, duhet të ishim më të qetë

Pas humbjes ndaj Tiranës, Dritan Mehmeti ka folur për MCN TV në përfundim të sfidës ku u shpreh i kënaqur për lojën, dhe se ekipi i tij meritonte më shumë sot.

NDESHJA– Fillimi i lojës duhej menaxhuar më mirë. Te goli i parë duhet të ishim në linjë. Te goli i dytë nuk mund të ishim aq naiv, ndoshta duhej edhe faull taktik. Ky është futbolli, nga episodet vendoset. Duhej të ishim all-in pasi ishim në disavantazh. Në 10 minutat e para menduam të bënim presing ultra-ofensiv. Te goli i pësuar u prishën balancat pasi Tiranës i imponuam ritmin. Na vjen keq pasi nuk e meritonim për atë që dhamë në fushë. Duhet të jemi të kujdesshëm e të qetë para portës.

TIRANA- Tirana më e fortë se ne apo jo, unë mendoj se ne bëjmë lojën tonë ndaj çdo kundërshtari. Ne dominuam në lojë, shkuam shpesh në zonën kundërshtare, por duhet të ishim më të qetë në finalizim. Patëm shumë raste, 3-4 me Denisson, Behiratche, Kaçorri, edhe Tirana mund të shkonte 3-0.

Related posts

Dinamo-Tirana, ndryshon orari i ndeshjes, blutë kërkuan ndryshimin në derbin kryeqytetas

Elbasani plot dëmtime në përballjen ndaj Partizanit, Gvozdenovic në hall për formacionin

Krisje totale mes Sivasport dhe sulmuesit, Rey Manaj reagon ashpër ndaj klubit: Luaja i sëmurë për ta dhe tani as nuk më rinovojnë kontratën