Dolly Parton merr dozën e parë të vaksinës duke kënduar “Jolene” të ndryshuar

Ylli i muzikës country, Dolly Parton, ka marrë një dozë të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa u bëri thirrje të tjerëve të ndjekin shembullin e saj.

75-vjeçarja Parton këndoi një version të adaptuar të “Jolene” para se të merrte dozën në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt në Nashville, Tenesi të martën.

“Vaksinë, vaksinë, vaksinë, vaksinë, po ju lutem, ju lutem mos hezitoni!”, këndoi Parton në një video.Asaj iu injektua një vaksinë e zhvilluar nga Moderna. Parton u kreditua për ndihmë në financimin e vaksinës Moderna, pasi i dhuroi 1 milion dollarë Qendrës Mjekësore të Universitetit Vanderbilt.Një pjesë e parave të këngëtares shkoi për financimin e një prove të hershme të vaksinës Moderna.

Në prova, vaksina Moderna u zbulua se ofron gati 95% mbrojtje kundër Covid-19 të rëndë.Këngëtarja fituese e Grammy tha se ajo ishte duke pritur kohën e duhur për vaksinimin e saj.“Unë jam aq e vjetër sa ta marr dhe jam aq e zgjuar sa ta marr”, u tha këngëtarja fansave në një video të postuar nga universiteti.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!