Doli me motoskaf në det me shokun, u gjet e pajetë. Arrestohet 24-vjeçari/ Ja çfarë tha në Polici. U përpoq të fshihej kur…

Një ditë pasi një 17-vjeçare humbi jeten ne plazhin e Velipojes, arrestohet nga Policia shoku i saj me të cilin kishte dalë shëtitje me motoskaf. Trupi i saj u gjet i pajete nga nje peshkatar 800 meter nga bregu ne zonen e Vilunit.

Peshkatari njoftoi policine. Viktima eshte adoleshentja Enisa Dodaj, e cila kishte hipur ne nje motoskaf me nje 24 vjeçar nga Shkodra, shtetasin Indrit Bajraktari 24 vjeç.

Pas me shume se 30 minutash ne uje, pronaret e motoskafit jane futur ne uje per te pare perse jane vonuar ndersa kane konstatuar 24 vjeçarin ne tentative duke u fshehur.

Ne keto momente, i riu i ka thene pronareve te skafit se vajzen e kishte nxjerr ne breg dhe e kishte marre xhaxhai i saj.

Policia ka identifikuar me shpejtesi shtetasin Indrit Bajraktari te cilin e ndaloi ne rrugen Shkoder-Velipoje.

24 vjeçari ka deklaruar se vajza ka rreshqitur nga skafi dhe se nuk e mban mend mire se çfare ka ndodhur.

Policia vijon punen per zbardhjen e plote te ngjarjes. 17 vjeçarja ishte me origjine nga Burreli dhe banuese ne Bathore ne Tirane ndersa kishte ardhur keto dy dite me familjen ne plazhin e Velipojes ndersa 24 vjeçari ishte nje shok i saj.

Related posts

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….

OBSH zbulon variantin e ri të COVID-19/ Ja çfarë duhet të dini