Doli “e larë” nga çdo akuzë/ Elsa Lila shfaqet krah Arjan Konomit (FOTO)

Emri i artistes Elsa Lila, kohët e fundit u lakua lidhur me një ngjarje aspak pozitive. Për disa muaj ajo u etiketua si “mafioze”, por në fund drejtësia triumfoi dhe ajo tashmë është e lirë.

Së fundmi ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ku ka publikuar një set fotosh të realizuar nga fotografi i njohur Fadil Berisha, e ndërkohë ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë edhe projekte të reja muzikore.

Prej vitesh tashmë ajo ndan jetën e saj mes Italisë dhe Shqipërisë, por më së shumti ka qëndruar në shtetin fqinj. Dashuria e saj për qytetin e Romës është mjaft e dukshme, por për Elsa Lilën, Roma është edhe më e bukur nën shoqërinë e mikut të saj Arjan Konomi.

Në një postim në “Instagram”, Elsa Lila ka publikuar disa foto ku shfaqet mjaft e lumtur, teksa së bashku me opinionistin e njohur bëjnë një ecje rrugëve të Romës.

Related posts

Aldo provokoi Danjën duke i shprehur pëlqim, reagon partneri i saj! “Për këdo që përpiqet të përbaltë…” (FOTO)

ÇPO NDODH?! Aldo i dashuruar me Danjën? Banori ia thotë troç! (VIDEO)

“Familja jote nuk e do atë moj…”/ Jozi kritikon keq Eglin! (VIDEO)