“Doja ta luaja derbin në Air Albania”, Dritan Mehmeti i zhgënjyer me vendimin; Do dëmtohen lojtarët, duhet të përgatitemi për më të mirën (video)

Ditën e shtunë do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamos, përballje e vlefshme për javën e 32-të. Në prag të sfidës ka folur trajneri i Dinamos Dritan Mehmeti duke u shprehur i zhgënjyer për vetë faktin se ndeshja do të luhet në stadiumin “Arena e Demave” dhe jo në “Air Albania”

“Derbi është i paparishukeshëm. Ka emocione të veçanta dhe këtu luan një rol të veçantë dhe aspekti psikologjik sesi lojtarët do të menaxhojnë këto 90 minuta dhe mënyrës si do ta përgatisin. Pavarësisht se unë kam qenë pjesë e Partizanit, normalisht klubi ka ndryshuar shumë formë por edhe sidomos përsa i përket organikës ka një organikë të pasur me lojtarë mjaft cilësor dhe ka një skuadër shumë të mirë si në aspektin individual por edhe në të gjitha repartet.

OBJEKTIVI I ARRITUR? Unë e kam marrë skuadrën në pozita të vështira. Kishim një marrëveshje me presidentin  që skuadra të jetë në Superiore. Ne kemi arritur një mini objektiv që është rënia direkt, ndërsa tani duhet të evitojmë Play-Outin dhe këtu objektivi dhe kontrata ime ka përfunduar. Do të jetë plus për ne nëse arrijmë më tepër.

PARTIZANI-Partizani ka lojtarë kampionë me cilësi shumë të mira dhe që dijnë të menaxhojnë situata edhe kur janë në vështirësi dhe patjetër që shkalla e vështirësisë është shumë e madhe megjithatë ne duhet të bëjmë maksimumin dhe duhet përgatitemi për për më të mirën.

STADIUMI– Për të qenë i sinqertë  do të më pëlqente ta zhvilloja ndeshjen në “Air Albania”  për vetë faktin se siç thatë dhe ju fusha e stadiumit Partizani  është sintetike dhe besoj se nuk do të ishte mirë për të dyja skuadrat sepse jemi në një pikë kampionati që për të dyja skuadrat mund të kemi frikën që mund të na dëmtohet lojtarët jo vetëm për ekipin tim por edhe për Partizanin. Përfundoi Dritan Mehmeti

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)