“Do vrisnin disa figura”/ Spartak Ngjela “zbërthen” skemën ruse të protestës së Berishës

Avokat Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ditën e sotme foli për situatën aktuale të Partisë Demokratike.  

Ai dha dhe mendimin e tij lidhur me protestën e “8 janarit”, duke thënë se nuk duhet përjashtuar “skema ruse” ku mund të vriteshin disa figura.

“Unë kam thënë që po të hyjë Berisha brenda në seli do të arrestohet. Saliun e kanë kapur duke bërë me dorë si Lenini. Kjo është komedi, por lekët i paguajnë shqiptarët.

Bënte me dorë që të hynin në një seli partie, prandaj jemi në këtë gjendje. Sjellja është më e vlefshme se fjalët, se fjalët Saliu i ka si Papa Romës.

Do shohim a do e marrin si të pandehur për nxitjen e turmave? Por menjëherë pas kësaj Prokuroria e Tiranës e çon në SPAK. Të shohim si do procedohet. Ai bëri me dorë që futuni brenda, e kanë kapur. Edhe çobanët janë më të zgjuar.

Normalë ishin, por ata që ishin më brenda situatës kam përshtypjen që kanë vepruar në taktikën që e hodhën vonë gazin lotsjellës, se gazi priti, nuk u hodh menjëherë. Kur iu sulën ndërtesës duhet të kishte gaz lotsjellës, por e lanë, e lanë se ndoshta u interesonte politikisht që të thonin shife çfarë bënë dhe mos të merren më me këta. Ishte gjetje ose metodë e politikës së lartë shqiptare apo e huazuar? Kjo nuk ka rëndësi.

Mos e përjashtoni skemën ruse, se mënyra si e pashë që hynë me egërsi brenda, do t’i vrisnin disa figura. U fol dhe në media, u tha përpara. Hyjnë brenda dhe vrasin, këto janë skema të lindjes. Kjo do ishte shumë e rëndë po të kishte ndodhur. Dhe po u kap në përgjime që e kanë pasur si plan do ishte më e rëndë. Ata atje brenda do kishin kaluar terror. Se ata që çanin dyert dhe që hypën lart kishin tendenca të këqija, ishin psiqikë,” tha Ngjela.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…