“Do t’ju vras të gjithëve”/ Ambasada ruse në Tiranë i kërkon policisë shoqërim me eskortë, stafi është kërcënuar në Facebook

Prej disa javësh, Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë në Ambasadën e Rusisë në Tiranë, pas kërkesës së kësaj të fundit.

Më 26 maj, Ambasada e Rusisë në Tiranë i është dërguar me një shkresë Policisë së Shtetit ku i kërkon mbrojtje pasi ndihen të pasigurt pas kërcënimeve të njëpasnjëshme që iu vijnë në llogarinë e tyre në “Facebook”.

Mbrojtja konsiston në ruajtjen e selisë, por edhe të stafit të ambasadës. Nga verifikimet e kryera nga vetë diplomatët rusë, të cilat ia dorëzuan Policisë së Shtetit rezulton se kërcënimet vinin nga një person që banonte në Pejë të Kosovës, i cili shprehimisht u shkruante “do të vij dhe do t’ju vras të gjithëve ju që jeni në ambasadë”.

Pas këtij sinjalizimi, Policia e Shtetit shtoi masat në ambasadë. Për disa ditë, policia qëndroi jashtë ambasadës me turne të pa ndërprera, por më vonë masat e sigurisë u lehtësuan dhe tashmë kryen patrullime të shpeshta në zonën e Mjull Bathores ku ndodhet godina e re e ambasadës ruse.

Përsa i përket lëvizjes së diplomatëve, policia angazhohet sa herë që merr njoftim për asistencë. Nga ana tjetër kanë nisur hetimet për personin që ka dërguar mesazhet dhe janë njoftuar dhe homologët kosovarë. 

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….