“Do të të vras nëse ma merr vajzën”/ Dhunoi dhe kërcënoi partneren, Gjykata merr vendimin për Feron

Reperi i njohur Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit Fero, është arrestuar nga policia pasi ka kërcënuar me jetë dhe ka dhunuar partneren e tij, Arbenita Ismaji. Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke ia caktuar masën e paraburigmit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. 

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan.

“Ndaj të njëjtit është kërkuar masa e paraburgimit për veprën penale Dhunë në familje,”- është bërë me dije nga Prokuroria duke iu përgjigjur interesimit të mediave vendase. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku dyshohet se Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, sipas Gazetës Sinjali. Reperi mësohet se i ka thënë “do të të vras nëse ma merr vajzën”, por modelja ka arritur që të dalë nga banesa dhe ka bërë denoncimin në Polici.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025