“Do të largojmë 7-8 lojtarë”/ Skuadër e re strategji e njejtë, drejtori sportiv i Kukësit: Hallaçi nuk është konfirmuar

Drejtori sportiv i Kukësit, Naim Halili ka folur për merkaton e verës, për futbollistët dhe trajnerin Rrahman Hallaçi.

“Kërkoj ndjesë presidentit dhe tifozëve që e mbyllëm në vendin e 7-të, pasi gjithë ato investime i çuam dëm. Është zhgënjim i madh. Në planin sportiv i morëm lojtarët që kishin cilësi, por nuk u përshtatën me kriteret që kërkonin trajnerët.

Jemi në negociata për vazhdimin e punës, do të largohen shumë lojtarë këtë merkato, 7-8 lojtarë përveç që iu ka mbaruar kontrata. Kontratat janë 3 vjeçare, do punojmë me afatgjata. Konfirmimet i bën presidenti por deri tani nuk është i konfirmuar Hallaçi. Janë mbi 20 trajnerë kandidatë për stolin e Kukësit, por as Hallaçi nuk përjashtohet.”

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit