“Do të jetë një ambjent armiqësor”, trajneri i Linfield frikësohet nga tifozët e Vllaznisë: E pashë se çfarë…

Vllaznia doli e mundur 3-1 nga vajtja e raundit të parë të Conference League kundër Linfield. Shkodranët dështuan të marrin rezultat në Belfast, edhe pse ndeshja mund të shkonte edhe ndryshe. Në fund, irlandezo-veriorët imponohen 3-1 dhe goli i Juricc vetëm sa zbuti humbjen e rëndë. Trajneri i Linfield David Healy, ka komentuar takimin e dytë që skuadra e tij do të zhvillojë në Loro Boriçi të Shkodrës. Sipas tij, asgjë nuk është e sigurtë dhe e di se cfarë atmosfere e pret skuadrën.

“Do të jetë një ambjent armiqësor. Kam qenë në Shqipëri shumë herë, dhe nga përvojat e kaluara, nuk mund të them se do të jetë një 90 minutësh i lehtë.Vllaznia solli disa qindra tifozë në Belfast dhe mendoj se e pamë se sa të zhurmshëm ishin. Do të jetë 100 herë më keq në ndeshjen e dytë”, tha trajneri.

Më tej tekniku irlandezo-verior nuk e bën të sigurt kualifikimin për në raundin e dytë pavarësisht epërsisë së dy golave. “Duhet të përqendrohemi. Ne duhet të jemi profesionistë brenda dhe jashtë fushës, të gjithë kemi një punë për të bërë. I kam paralajmëruar lojtarët që të përgatiten për çdo gjë që do të na ndodhë. Shpresojmë të luajmë njësoj si ndeshjen e parë për të kaluar në raundin tjetër”, pohoi Healy.

Related posts

Derbi lë me pasoja Tiranën, tre dëmtime dhe një i pezulluar për sfidën ndaj Skënderbeut

“Në Shkodër luhet futboll”/ Ilir Daja diplomat përpara takimit ndaj Vllaznisë, komenti për Bekim Balaj

Apolonia me mision të qartë në derbin ndaj Lushnjës, tre rikthime te fierakët (EMRAT)