“Do të jem nesër në Tiranë!” Vuçiç ndryshon qëndrim: Do të luftoj për interesat e popullit tonë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se do të shkojë në Tiranë në Samitin e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për të luftuar për interesat e popullit serb.

Presidenti Vuçiç tha se shpreson që të ketë ndonjë përfitim nga largimi i tij në Tiranë.

“Pavarësisht se tema është Ballkani Perëndimor dhe se 20 prej tyre do të flasin në mënyrë joadekuate për sanksionet ndaj Federatës Ruse dhe problemin e Kosovës, ndoshta kolegët e mi kanë të drejtë kur thonë se do të dëgjojnë së paku një përgjigje.

Për sa i përket Tiranës, do të ketë gjëra të mira për qytetarët tanë, si ulje e çmimit të roaming. Kur është fjala për Kosovën, e kam shumë të vështirë të kuptoj gjuhën e “dy palëve”, dhe kjo është ajo që shkakton zemërim.  Nuk jam i sigurt, por patjetër do të ketë disa përfitime nga shkuarja ime në Tiranë. Po të mos shkoja, sigurisht që do të kishte shumë dëme” tha Vuçiç.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daci tha dje se Vuçiç do të marrë vendim për të shkuar në Tiranë pas  takimit me Miroslav Lajçak.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….