Do të bëhet nënë e një djali, fjalët e Einxhel për të birin: “Do të rrisim djalin që…”

Ditën e djeshme Einxhel Shkira dhe partneri i saj, Dj Dagz, zbuluan lajmin e bukur se do të bëhen prindërit e një djali, teksa organizuan festën e “gender reveal”, ndryshe festën e zbulimit të gjinisë, pranë miqve dhe njerëzve të dashur. Kështu, cifti zbuluan që fëmija i tyre i parë do të ishte djalë dhe sot, moderatorja ka ndarë emocionet që ka përjetuar, duke i dedikuar edhe disa fjalë të birit. 

Bashkangjitur me një video që tregon atë cka ka ndodhur dje, ish-banorja e Big Brother i drejtohet djalit që pret të vijë në jetë, duke i treguar se i ka dhënë asaj dhe Dagz surprizën më të madhe në jetë dhe i ka bërë njerëzit më të lumtur në botë për herë të dytë. 

Ajo thotë se tashmë e di si t’i drejtohet djalit, cfarë rrobash apo lodrash që mund të pëlqejë, ndërsa thotë se do ta kuptojë më shumë kur ta marrë në krahë. Einxhel ishte e bindur se së bashke me Dagz do të ishin prindër të një vajze të fortë, por tani e di që do jenë mami dhe babi të një djali për të cilin kjo botë ka kaq shumë nevojë. 

Related posts

Aldo provokoi Danjën duke i shprehur pëlqim, reagon partneri i saj! “Për këdo që përpiqet të përbaltë…” (FOTO)

ÇPO NDODH?! Aldo i dashuruar me Danjën? Banori ia thotë troç! (VIDEO)

“Familja jote nuk e do atë moj…”/ Jozi kritikon keq Eglin! (VIDEO)