“Do ta shihni për kë bëhet fjalë”/ Rama paralajmëron shpalljen e një personi tjetër “non grata”

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shpalljen e një personi tjetër “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në përgjigje të akuzave të opozitës për shpalljen “non grata” të Berishës, Rama tha se këta të fundit e konsiderojnë Departamentin Amerikan të Shtetit “si një byrektore që furnizohen nga unë dhe gjiza ime”.

Në vazhdën e kësaj batute, Rama shtoi se “byrektorja” vazhdon punën dhe se po “shtrohet brumi për tavën që pret të hy në furrën e rindezur”. Megjithatë, kreu i qeverisë nuk bëri me dije se për kë bëhet fjalë, teksa tha vetëm se do të merret vesh në vazhdim.

 “Ju presim më 14 maj për të na mundur më keq se çna keni mundur gjatë këtyre 9 viteve, sukses enë jetë dhe deri atëhere kujdes se byrektorja vazhdon punën. Gjiza ka arritur dhe okllaija po shtron brumin tjetër për tavën që pret të hy në furrën e rindezur. Personin në fjalë do ta shihni vetë”, u shpreh Rama.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij