Do ju bëj me lot/ Letra prekëse e pengut të ISIS, për prindërit, pak para se të ekzekutohej

Letra prekëse e lamtumirës që një peng i vrarë i ISIS-it u shkroi prindërve të tij është lexuar në gjyqin e të dyshuarit për terrorizëm.

Peter Kassig u shkroi letrën e fundit prindërve të tij Ed dhe Paula pesë muaj përpara se t’i pritej koka nga Xhihadisti John, në nëntor të 2014-ës dhe zbuloi se ai nuk i besonte pretendimet e rrëmbyesve se familja kishte hequr dorë prej tij.

PRINDERIT E KASSING

Letra u lexua dje në gjyqin e El Shafee Elsheikh, 33 vjeç, nga babai i Peter, mësues në pension, i cili përpiqej të mbante lotët, ndërsa nëna e Kassig, Paula, një ish-infermiere, dëgjonte në heshtje.

PETER KASSING

“Unë e di që ti po bën gjithçka që mundesh dhe më shumë. Mos u shqetëso babi. Edhe nëse shkoj poshtë e më poshtë, nuk do të mendoj asgjë më shumë përveç asaj që di të jetë e vërtetë, që ti dhe mami më doni sa botën! Babi, unë jam gati i paralizuar këtu. Kam frikë të luftoj. Një pjesë e imja ka ende shpresë. Kurse një pjesë e imja është e sigurt se do të vdes. Për shumë kohë e kam marrë jetën si të mirëqenë dhe duke e tallur vdekjen. Nuk dua që ti dhe mamaja të shkatërroheni. Nëse vdes, do mendoj se të paktën ju do të keni një pikë ngushëllimi, duke ditur se gjithçka ndodhi se unë u përpoqa të lehtësoja vuajtjet dhe të ndihmoja ata në nevojë. Kur më rrëmbyen në fillim, qava shumë. Tani nuk e bëj më”, shkruante vullnetari i Ushtrisë Amerikane që u mor peng nga ISIS në 2013-ën dhe u ekzekutua në 2014-ën.

Letra iu dorëzua prindërve të tij, të cilët jetojnë në Indianapolis, nga një peng tjetër që kishte arritur t’i shpëtonte robërisë së ISIS.

Pas letrës, Edward Kassig tha: “Ky ishte një djalë i ri që e dinte se koha e tij kishte ardhur. Ishte lamtumira e tij”. As gjyqtari nuk mundi t`i mbante lotët.

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi