“Do ia dëgjoni krismën”/ Artan Hoxha zbulon kush qëndron pas vendimit të Ramës për të legalizuar kanabisin: Njëri nga këta të mëdhenjtë fare! Së shpejti do…

Nisma e qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor është bërë sot pjesë e bisedës në studion e emisionit ‘Pikat mbi I’.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha deklaroi se kjo nismë merret për të lejuar veprimtarinë e disa oligarkëve që të hapin disa kompani, ndërsa prodhimi do të shkojë jashtë.

Pa përmendur emra, Hoxha tha se një prej këtyre oligarkëve pritet të zbulohet së shpejti.

“Një nga gjërat që më ka identifikuar në karrierën time, është se e njoh çështjen e kanabisit nga A te Xh. Vitin e kaluar unë dola me një brend të ri kombëtar, që ishte ‘gorilla’ ishte një farë hibride. Ajo farë kultivohet për 60 ditë. Duke nisur nga kërpi, që quhet kanabis sativa indica. Rama duhet të bënte një pyetje; sa shqiptarë janë marrë me kultivimin e kanabisit?! Shqiptarët e dinë shumë mirë se si kultivohet. Kanabisi në ambientet e mbyllura mund ta marrësh dhe në dhjetor. Kanabisi që përdoret për qëllime mjekësore, është kryesisht për prodhimin e vajit. Jo thjesht për prodhimin e vajit, por ka një përqindje të vogël të kanabisit. Kanabisi mjekësor dallohet. Kanabisi mjekësor mbillet jo nga fshatarët, fermerët, por nga oligarkët. Njëri nga këta të mëdhenjtë fare, është promotori që e ka bërë këtë gjë. Do ja dëgjoni krismën. Kompania që do të vijë, do të prodhojë, do e dëgjoni. Ky do të jetë i gjithi për eksport, vaji kryesohet. Na u soll si shembull Maqedonia. Në 11 licencat e para që dha Maqedonia, 7 ishin nga Shqipëria që menduan se u bë deti kos. Maqedonia vërtetë mblodhi në fillim lekë, shkuan dhe punëtorë nga Shqipëria, dhe vaj në këtë shtet ka një kompani amerikane. Gjithë të tjerët, iu ngeli stok. Këta që kanë shkuar sot nga Shqipëria janë gropë, kanë dështuar. U premtua para zgjedhjeve se do të ndryshonte ligji, dhe deri tani…Shqipëria sot ka problem kanabisin regreativ. Ne jemi në çdo raport të agjencive të narkotikeve dhe jemi vend origjine të prodhimit të kanabis. Kjo nuk e zgjidh asgjë nga ato që thotë Rama.”, tha Hoxha.

Related posts

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024

Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 24 korrik 2024