“Do ia dalim në Shqipëri”, trajneri i Vikingurit sfidon Egnatian

Trajneri i Vikingurit, Arnar Gunnlaugsson, u shfaq i mërzitur pas humbjes me Egnatian.

“U përpoqëm, por bëmë shumë gabime teknike në pjesën e parë. Humbëm topin aty ku nuk duhej dhe ata na kundërsulmuan. Ata kanë lojtarë të zgjuar dhe ndoshta ishim me fat që nuk shënuan në kundërsulme. Ato gabime teknike mund të shpjegohen vetëm nga njerëz me vetëbesim të ulët.

Tifozët? Ndoshta kur të bëjmë pjesën tonë në fushë, do të dëgjohen më shumë zëra. Nuk dyshoj në mbështetjen e tyre. Ata janë teknikisht të mirë, por edhe ata dalin nga pozicioni. Nuk arritëm ta përfitonim, por shpresojmë se do të arrijmë ta përfitojmë në Shqipëri”, tha trajneri i islandezëve.

 

Related posts

Tjetër pengesë për të kuqtë, mungesat “tronditin” Partizanin para Dinamos

Egnatia bën një tjetër mrekulli, dy lojtarë drejt shitjes në janar për shumën e bujshme

Tifozët hynë në fushë dhe goditën lojtarët, Disiplina “godet” Flamurtarin, masa të ashpra edhe për drejtuesin e Vorës