“Do i shisnin për 16 mijë euro”/ Operacioni që vuri në pranga dy persona, policia kontrolle në lokal e banesa. Ja çfarë u zbulua

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar rreth 4000 fara kanabis dhe 140 doza me lëndë narkotike.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirë organizuar, u bë i mundur finalizimi i operacionit “Gruda” ku u arrestuan shtetasit: J. M., 43 vjeç dhe K. K. , 25 vjeç, të dy banues në fshatin Grude e Re, Shkodër”.

Këta shtetas, sipas bluve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, “nëpërmjet lidhjeve të tyre jashtë vendit, kishin siguruar 4000 fara të bimës narkotike cannabis sativa, të cilat do t’i shisnin kundrejt pagesës 16.000 euro”.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, në ambientet e një lokali në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese me fara të bimës kanabis sativa dhe një qese me lëndë narkotike kanabis sativa.

Në banesën e shtetasit K. K., u gjetën dhe dy qese me lëndë kanabis sativa dhe një sasi farash të bimës kanabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar në total rreth 4000 fara cannabis sativa dhe 140 doza lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

Burimi: Panorama.al

Related posts

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi

Kursi i këmbimit valutor, 15 maj 2025/ Ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!