Një bujë e madhe është krijuar në rrjet për shkak të ndryshimit që ndodhi në Instagramin e Luiz Ejllit. Ditën e djeshme Anaid Kaloti hodhi dyshime se Jurgena, vajza që ka menxhuar Instagramin e Luizit, ka qenë nën kërcënimin e Meridian Ramçaj dhe Top Channel, pasi ata e kanë dashur gjithmonë Instagramin e tij.
E sipas tij, rasti më i mirë për t’a bërë këtë ka qenë pas hapjes së “GoFundMe”, ku produksionit i lind e drejta të thotë se imazhi i Luizit po ke qpërdoret jashtë. Përsa i përket kësaj situate, një reagim ka ardhur për herë të parë nga vajza në fjalë, Jurgena Tusha .
Mbrëmjen e djeshme ajo ka hapur një llogari në Instagram ku ka thënë për herë të parë anën e saj të historisë. Duke mohuar fjalët për Meridianin, Jurgena ka pranuar se është kër cënuar nga ‘Top Channel’ se do të hidhej në gjyq nëse nuk e dor ëzonte Instagram-in e tij.
Mirëpo, a është kjo adresa e vërtetë e Jurgenës?
Në këtë situatë të bujshme është e thjeshtë që gjithkush të pretendojë se është vajza në fjalë dhe të përfitojë nga kjo gjë.
Ajo çka ngriti dy shime është se kjo llogari që supozohet të jetë e Jurgenës nuk ndiqet në Instagram as nga motra e as nga kunati i Luizit.
Gjithashtu, në story-t e Jurgenës është bërë një ripostim ku shihet se kunati i Luizit i ka kërkuar ndjekësve t’a ndjekin Jurgenën, mirëpo në vetë Instagramin e tij ky postim nuk egziston.
Për këtë, do të duhet të presim një reagim nga vetë familjarët e Luizit për të konfirmuar nëse kjo adresë është me të vërtetë e Jurgenës.