Do bëhej së shpejti baba/ Humb jetën tragjikisht 27-vjeçari shqiptar, habit veprimi i të afërmit (EMRI)

Një 27-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali. Sipas autoriteteve ai humbi kontrollin e motorit tip Yamaha R6 me të cilin po udhëtonte. Aksidenti ndodhi në Circonvallazione Oriani, një zonë në Verona.

Viktima 27-vjeçar është identifikuar si Redon Qevani i cili për shkaqe që pritet të konstatohen nga grupi hetimor ka humbur kontrollin e mjetit, dhe është përplasur me një pemë.

Si pasojë e goditjes, shqiptari ka humbur jetën, ndërsa në vendin e aksidentit pas ngjarjes shkuan mbi 30 të afërm të viktimës.

Redon Qevani do të bëhej së shpejti baba i një djali, teksa një prej të afërmve i ka vënë zjarrin motoçikletës pa bërë të ditur arsyen.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën