“Djemtë sakrifikuan për këtë fitore”/ Olsi Rama në ekstazë pas fitores në derbi: Ishim të përgatitur, trajneri i ri? Kemi…

Partizani ia doli të fitojë derbin e parë të sezonit ndaj Tiranës. Të kuqtë triumfuan 2-1 ndaj bardhebluve në “Air Albania” në një ndeshje spektakolare, ku djemtë e Julian Ahmataj u ndalën 2 herë nga shtylla.

Pas ndeshjes për “MCN TV” shpehet i lumtur Olsi Rama.

Çfarë do të thotë kjo fitore, apsi kishit edhe mungesa? Më vjen mirë që pas fitoreve të kombëtares, “Air Albania” umbush plot. Kjo fitore është për djemtë, për stafin dhe tifozët.

Pankina e Partizanit? Presidenti Demi është i qetë në këtë drejtim. Stafi ka marrë drejtimin e skuadrës. Me lojën që bënë sot treguan se ata kanë bërë një punë të mirë. Kjo formulë e kampionatit me “Play-Off” na bën që të mos bëjmë gjëra të nxituara.

Kush ishte çelësi i suksesit? Mendoj se Partizani ishte i përgatitur mirë dhe ka qëndruar i ekuilibruar gjatë gjithë kohës. Tirana ka lojtarë me cilësi dhe krijuan shanset e tyre. Mendoj atë që them gjithmonë, ekipi luajti dhe sakrifikoi për të marrë rezultatin pozitiv.

Dëmtimi i Sotës? Situata me qendërmbrojtësin tonë është e tillë, kemi dhe dy lojtarë të tjerëë të dëmtuar. Sota është lojtar me eksperiencë dhe bën gjithmonë punën e tij”.

Related posts

Derbi lë me pasoja Tiranën, tre dëmtime dhe një i pezulluar për sfidën ndaj Skënderbeut

“Në Shkodër luhet futboll”/ Ilir Daja diplomat përpara takimit ndaj Vllaznisë, komenti për Bekim Balaj

Apolonia me mision të qartë në derbin ndaj Lushnjës, tre rikthime te fierakët (EMRAT)