Është sezoni për tu veshur bukur!
Nuk ka qenë asnjëherë në trend të lini veten pas dore, ose të vishni ato gjërat që ka lënë mamaja juaj te tavolina.
Është koha te merrni stilin tuaj në dorë dhe të shkëlqeni këtë vjeshtë. Sepse s’ka asgjë më tërheqëse se një djalë që kujdeset për vete.
Meqë vjeshta vetëm ka ardhur, në disa gjëra esenciale duhet investuar sepse në kohë shirash një palë atlete nuk ju kryejnë punë.
Po ashtu vjeshta është stina më e mirë për tu dukur bukur. Nje palë xhinse, një pallto ose xhaketë qoftë ajo casual apo sportive kombinuar me një palë këpucë, paraqesin një mashkull mjaft tërheqës.
Dhe mos harroni xhaketat e lëkurës, ato ju bëjnë të papërballueshëm!