Djali i tij drejt Kombëtares? Rudi Vata shtyn Roco-n të pranojë kuqezinjtë përpara Irlandës: Telefonojeni, do të keni lajme të bukura

Rudi Vata duket se ka ndryshuar mendimin për Shqipërinë dhe Kombëtaren tonë. Nëse më parë ish-futbollisti i kuqezinjëve ndante një mendim tërësisht të kundërt, tani ka fjalët më të mira për këtë Shqipëri që drejtohet nga Silvinjo. Gjithashtu në intervistën për “Lajmi.net”, Rudi tregon se djali i tij, Roko Vata, mund të lërë Irlandën për Shqipërinë.

“Shqipëria kundër çekëve për mua zhvilloi një ndeshje perfekte në të gjitha anët. Ishim perfekt dhe për herë të parë, si kurrë më parë, ne mund të presim gjëra të mëdha nga Shqipëria, në një kohë shumë të afërt, mund të shkojmë shumë larg.

Sigurisht merita është e Silvinjos, e stafit, por kryesorja e lojtarëve. Janë ata që luftojnë dhe fitojnë betejat në fushë, janë lojtarët që ulin dhe ngrenë një trajner. Sigurisht që merita i takon edhe FSHF, merita i takon edhe Armand Dukës për përzgjedhjen që ka bërë.

Roko? Nuk është momenti për të folur për Roko Vatën, ai duhet të arrijë edhe shumë kilometra të tjera për të shkuar në një nivel me lojtarët e Shqipërisë tani. Megjithatë mund t’ju them se Roko e ndjek shumë Shqipërinë, madje i di lajmet e lojtarëve të Shqipërisë më mirë edhe se mua.

E ardhmja nuk i dihet, kurrë mos thuaj kurrë, do të ketë lajme të bukura. Askush nuk ndalon askënd që të telefonojë Rokon dhe t’i tregojë se e do në Kombëtare”, tha Rudi Vata.

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)