Rocco Vata shihet si një nga talentët më të mëdhenj në Skoci. Djali i Rudi Vatës aktivizohet me Celtic dhe pavarësisht se është 18-vjeç, njeh disa paraqitje me skuadrën e parë duke spikatur jo pak.
Kjo ka bërë që Torino të vihet pas tij. Mediat italiane raportojnë se “granadat” janë vënë seriozisht pas shërbimeve të tij. Kontrata e Vatës skadon verën e ardhshme por klubi i Torinos është gati të hyjë në negociata me klubin skocez për të blerë kartonin e tij, duke qenë se të dyja palët kanë përfitim.
Torino shpreson ta marrë për një çmim relativisht të ulët e nga ana tjetër, Celtic nuk do ta humbiste me parametra zero. Vata luan si mesfushor i avancuar por gjithashtu edhe si sulmues krahu nga e majta dhe nga e djathta, teksa bën pjesë në skuadrën kombëtare të Irlandës.