Djali i Messit gjuan me çamçakëz tifozët argjentinas, zbulohet reagimi i Antonelës (video)

Antonela Roccuzzo, gruaja e Lionel Messit, nuk ka ngurruar të qortojë publikisht djalin e saj, Matteo, gjatë duelit mes Argjentinës dhe Australisë, i cili përfundoi me fitoren 2-1 të argjentinasve dhe u siguroi një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Në pamjet e publikuar në rrjetet sociale këtë të diel, Mateo shfaqet duke hedhur një çamçakëz në drejtim të tifozëve argjentinas që po këndonin dhe menjëherë merr një qortim të ashpër nga e ëma. Matteo është fëmija i dytë i çiftit dhe është shtatë vjeç. Ai ka qenë gjatë gjithë Botërorit në tribunë duke ndjekur ndeshjet e Argjentinës bashkë me vëllezërit e tij, Tiago dhe Çiro.

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)