Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka humbur babain e tij pas një sëmundje të rëndë.
Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, Bushati thotë se ai u shua sot në Boston të Shteteve të Bashkuara.

Postimi:
Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën. E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën. Prehu në paqe i shtrenjti ynë!