VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

Ditmar Bicaj

Ditmar Bicaj foli pas humbjes se Burrelit. Vora hipotekoi një tjetyër sukses karakteri duke mposhtur minimalisht  burrelin në “Liri Ballabani”. Kryeqytetasit ruajnë kryesimin në Kategorinë e Parë falë finalizimit të Francesko Hasajt në pjesën e dytë.

Supersfida e javës së 21-të të Kategorisë së Parë nisi e kujdesshme më të dyja ekipet që u munduan të ruajnë ekuilibrat duke e spostuar lojën në gjysëm-fushë. Pavarsisht se rastet për shënim ishin me piklatore agresiviteti për të fituar duele nuk munguan. Skuadra e Ditmar Bicajt provoi të zbresë me anë të kundërsulmeve duke shfrytëzuar shpejtësinë e kapitenit Florenc Farruku, ndërkohë nga ana tjetër vorakët provuan të ishin kërcënues me daljet nga krahët. Përtej intensitetit të lojës pjesa e parë u mbyll me rezulatin e bradhë 0-0.

Në fraksionin e dytë skuadrat u zgjatën për të tentuar fitoren. I gjendur në këtë situatë Arian Bellai rifreskoi energjitë e të tijve duke aktivizuar Likën dhe Hasajn. Zëvëndësimet i mundësuan rrjedhshmëri lojës së miqve të cilët e spostuan lojën në gjysëmfushën e vendasve. Kur të gjithë menduan se sfida po i drejtohej një barazimi, Vora kalon në avnatazh me Hasajn. Fantazisti i ardhur në këtë merakto dimri shfrytëzoi një pasim të Shehit dhe në një pozicion të volitshëm mposhti Danin. Ekipi i Bellait  përtej tentativave ia doli të ruaj avantazhin deri në fund duke siguruar 3 pikë të vyera në luftë për tu rikthyer mes më të mirëve. Pas ndeshjes, trajneri Ditmar Bicaj shfaqi rezerva për gjykimin, edhe pse nuk donte të merrej me arbitrin Kreshnik Cjapi.

DEKLARATA E DITMAR BICAJT

“Do të shohim përpara, kampionati ka hyrë në një rrjedhë të bukur, është një sfidë e vështirë ndaj Kukësit dhe na duhet të marrim rezultat pozitiv. Cjapi është një arbitër i FIFA-s, por duhet të bëjë më shumë progress, duhet të rritet më shumë. Ishin ca episode që dashje pa dashje, ia ulën ritmin ndeshjes. Nuk është alibia e gjyqtarit, ai ka një pjesë shumë të vogël, unë mbaj përgjegjësitë e mia, duhet të kishim bërë më mirë. Pësuam një gol që nuk e prisnim”. Përfundoi Ditmar Bicaj.

LEXO ME SHUME:Kategoria e Parë/ Zguro nderon Pogradecin, hap fals i Apolonisë dhe Kastriotit (REZULTATET)

Related posts

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana

“Bëhu arbitër”, Tirana “kunj” FSHF-së me postimin e fundit, publikon episodet e munguara në sfidën ndaj Elbasanit (video)

E PAPRITUR/ Humbi javën e kaluar, por dorëheqjen e jep sot, trajneri në Kategorinë e Parë bën “rrëmujë” klubin