“Ditët e fundit te Partizani ishin të lodhshme”, Zoran Zekic prezantohet te Osijek: Ja pse i lashë ndihmësit te Partizani (VIDEO)

Zoran Zekic u zyrtarizua si trajner i Osijek ditën e djeshme me klubin kroat që pagoi plot 100 mijë euro në arkat e Partizanit. Në konferencën e parë zyrtare para medieve, trajneri kroat iu përgjigj pyetjeve për largimin e papritur nga të kuqtë ku shprehet se ka patur një situatë të lodhshme.

“Shpresoj që bashkëpunimi dhe komunikimi të jetë më i mirë se herën e kaluar. Mezi pres të filloj stërvitjen. Te Partizani ishte shumë e lodhshme, sidomos 10 ditët e fundit. Tani dua të hyj në dhomat e zhveshjes dhe të nis punën.

Nuk e mendoja nëse e doja Osijekun apo jo. Ishin disa ditë të trazuara në Shqipëri, por edhe kohë për të parë detajet dhe karakteristikat e lojtarëve. Osijeku është rritur dhe pritshmëritë po ashtu.

E falenderoj Partizanin që më lejoi të kthehem. Ishte e papritur dhe tronditëse për ta. Kolegët e mi, Marko Matijevic dhe Mario Kuic do të qëndrojnë atje edhe për disa kohë në mënyrë që të mos jetë shumë tronditëse për ekipin. Ndoshta deri në dimër apo më gjatë, të shohim”, deklaroi Zekic.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit