Ditën e shtunë do të luhet java e 22-të e Kategorisë së Parë dhe e fundit që do të mbyllë fazën e dytë. Një javë që do të sjellë përballje interesante, e pse jo ndryshim hierarkish në klasifikim. Të gjitha takimet do të luhen në orën 13:30, ndërsa rrjeti i radio televizionit shqiptar, si transmetues zyrtar do të transmetojë dy përballjet më interesante. Në RTSH Sport, vjen kryendeshja mes Flamurtarit dhe Besës, dy nga skuadrat po duelojnë në distancë për të arritur promocionin. Aktualisht ekipi vlonjat renditet në vendin e dytë me 49 pikë, dhe do të tentojë të vijojë formën e mirë.
Në krahun tjetër, për Besën është një përballje që duhet fituar me patjetër,për të mos kompromentuar sezonin e për të ngushtuar distancën me Flamurtarin që për momentin është 6 pikë larg. Në RTSH 2 pritet të transmetohet përballja mes Apolonisë dhe Pogradecit. Një sfidë interesante me dy skuadrat që kërkojnë të blindojnë gjashtë vendet e para.
Ditën e shtunë, ekipi fierak kërkon të fitojë me patjetër për të arritur zonën Play-Off, ndërsa Pogradecit i mjafton e një barazim për të qendruar në skuadrat që renditen në gjashtë vendet më të mira. Në takimet e tjera, Korabi pret Kastriotin, Valbona sfidon Lushnjen, Kukësi luan me Burrelin, ndërsa Vora kryesuese ka një përballje të kalueshme në letër pasi do të përballet me Erzenin e vendit të tfundit.
1 comment
Comments are closed
Add Comment