“Ditë e keqe për ne”/ Lushnja u mund nga Apolonia, Magani justifikon: Kemi një disavantazh që i luajmë ndeshjet jashtë fushe

As që e kishte menduar të mbyllej në këtë formë, por Gugash Magani nuk dëshiron që ta dramatizojë. Trajneri e konsideron thjesht një ditë të keqe humbjen në start.

“Ishin në një ditë të keqe, në futboll ndodhin edhe çudira. Janë ndëshkuar ekipe që janë shumë më lart sesa ne edhe në Europë. Përpos asaj që Apolonia e meritoi fitoren, ishim ne që gabuam individualisht në momente të veçanta. Megjithatë, ishte vetëm ndeshja e parë, skuadra është e re dhe do kohë të përshtatet. Nuk më pëlqeu grinta e disa lojtarëve, ndërkohë që nga krahu tjetër pashë më shumë grintë sesa te ne.

Kemi një disavantazh që i luajmë ndeshjet jashtë, por kjo nuk do të thotë që fusha nuk ishte e barabartë për të dyja skuadrat. Kemi kohë të mjaftueshme që të analizojmë dhe rikuperojmë gjithë ato mangësi që pamë në këtë ndeshje”, përfundoi peqinasi i pankinës së Lushnjës.

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe