Dita e të vërtetës/ Derbi i statistikave, Tirana-Partizani sipas shifrave dhe pritshmërive

Luhet derbi, luhet Partizani -Tirana, 90 minuta që nuk kanë nevojë për prezantim. Ndeshje që shpëton imazhin e një kampionati të tërë. E pra Partizani- Tirana do të luhet nën ndricimin e prozhektorëve në orën 19.00, më datë 16 shkurt. Futbolli është i aftë të të sjellë gjithçka, që nga periudhat gri, pa histori e deri tek histeritë kolektive, nga ato që ke dëshirë t’i përjetosh sa më shpesh, pikërisht si derbi. Dy ekipet kryesore të kryeqytetit këtë vit e gjejnë veten duke ndjekur nga pas një ‘Egnatia’ befasuese. Partizani është tashmë 11 pikë larg kreut të klasifikimit dhe kjo ndeshje do të jetë tepër e rëndësishme.

171 herë janë përplasur Partizani e Tirana, në të gjitha kompeticionet, Kupë dhe kampionat, në një rrugëtim historik, të nisur nga viti 1947, për të mbërritur në sfidën e sotme të 19 tetorit 2023. Përplasja e parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947, kur “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke shënuar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi. Tirana në anën tjetër krenohet me të famshmin orar zyrtar të asaj kohe 7-3. Vetëm se të kuqtë i gëzohen 71 fitoreve, kunddrejt 46 sukseseve të bardhebluve, me 54 ndeshje që kanë përfunduar në barazim.

Demat mbizotërojnë edhe në golavarazh: 238 gola të shënuar ndaj 188 të bardhebluve. Për të gjetur fitoren e fundit të Partizanit nuk duhet kërkuar gjatë: në 19 tetor 2023. Dy formacionet rivale herën e fundit që janë takuar janë ndarë 1-1 në një ndeshje që mbajti cështjen e kampionatit të hapur deri në fund.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit