Diskutimet për datën e zgjedhjeve/ Monika Kryemadhi për herë të parë në Presidencë të Ilir Meta

Takimet e Presidentit me faktorin politik, do të sjellin sot një takim të veçantë, atë të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi me bashkëshortin e saj, Ilir Meta.

Burime të Panorama.al pranë LSI bëjnë të ditur se Kryemadhi ka vendosur të shkojë sot personalisht në takimin me Presidentin, ku do të shoqërohet nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.

Në takimet e shkuara, Monika Kryemadhi s’ka qenë asnjëherë e pranishme në takim me kreun e shtetit, duke çuar gjithmonë si përfaqësues, numrin dy të LSI-së, Petrit Vasili.

Madje, Monika Kryemadhi nuk ishte në Presidencë as gjatë kohës kur Ilir Meta mori detyrën e Presidentit.

Ajo ka qëndruar në postin politik të kryetares së LSI-së, duke mos pranuar të mbaj postin e Zonjës së Parë./ Panorama.al

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….