“Disa mezi po presin të mbyllet sezoni”/ Saimir Patushi nuk kursehet ndaj futbollistëve të Tiranës: Disa janë në drejtim të paditur

Saimir Patushi

Saimir Patushi ka qenë një nga futbollistët më të spikatur në futbollin shqiptar për disa vite duke arritur të fitojë shumë trofe me klubet si Vllaznia dhe Tirana. Ish-mesfushori ka folur për futbollin shqiptar,por sidomos për ecurinë e bardhebluve që këto javë ka qenë negative.

Saimir Patushi ka folur mbrëmë në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH për barazimin e Tiranes ne Korçë ndaj Skenderbeut me 10 futbolliste dhe ka lëshuar kritika te forta për futbollistët e kësaj skuadre, që sipas tij nuk e kanë mendjen tek rezultatet në fushën e lojës.

FJALËT E SAIMIR PATUSHIT

“Ndoshta është lajm i mirë që Tirana mori të paktën një barazim ndaj Skënderbeut, por është një zhgënjim për familjen bardheblu. Merita kryesore shkon për Skënderbeun sepse të luash për 80 minuta me një futbollist më pak, nuk ishte e lehtë.

Nderkohë mendoj që Tirana dita ditës po humbet shumë prej vlerave të saj. Ky kontigjent lojtarësh që është aktualisht pjesë e kësaj skuadre mezi presin të mbarojë sezoni dhe jo të mbyllin një 90 minutësh. Një pjesë e mirë e lojtarëve, janë në drejtim të paditur”, ishte deklarata e Saimir Patushit.

LEXO MË SHUMË: VAR, karton i kuq, protesta dhe penallti e humbur, Skënderbeu-Tirana mbyllet me një rezultat “gënjeshtër” (video)

Related posts

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)

Partizani, dy lojtarë në garë me kohën për sfidën ndaj Bylisit (EMRAT)

Ndodh me klubin e Superiores, lojtarët nuk dalin në stërvitje, priten pezullime