Të paktë janë njerëzit që me të vërtetë pëlqejnë të kyrejnë të gjitha detyrat e pastrimit të kuzhinës.
Të mbash pastër kuzhinën mund të jetë një sfidë e vërtetë sepse janë një milion gjëra që duhet të hidhen, të fshihen, të riciklohen dhe të pastrohen.
Prandaj është e kuptueshmë që ndonjëherë nga mbingarkesa është më e lehtë të mos pastrosh fare.
Prandaj gjëja më me vend që mund të bësh është t’i japësh vetes një pushim nga presioni për të kryer çdo ditë detyra të caktuara.
Në këtë artikull do t’ju njohim me disa hile të vogla, që mund t’ju ndihmojnë në plan afatgjatë për të mbajtur pastër kuzhinën.
Largoni çdo ushqim të skaduar nga frigoriferi juaj
Nuk ka gjë më të keqe sesa një enë me ushqim të mykur, që as nuk e mbani mend se çfarë ka qenë më parë.
Përgatisni mëngjesin ose drekën për ditën e nesërme
Përgatitja e mëngjesit ose drekës tuaj një ditë më parë, do të thotë më pak rrëmujë.
Riorganizoni sirtarët tuaj
Pavarësisht se çfarë mbani në to, riorganizoni sirtarët në mënyrë që të familjarizoheni me atë që është brenda.
Pastroni rubinetin e lavamanit të kuzhinës
Vetëm se është vendi ku pastroni gjërat e tjera, nuk do të thotë se nuk ka nevojë për pastrim.
Pastroni lavamanin me sodë buke dhe uthull
Hidhni 1/4 filxhan sodë buke në kanalin kullues të lavamanit dhe shtoni me ngadalë 1/2 filxhani uthull të bardhë.
Lëreni për 15 minuta, pastaj derdhni ujë të nxehtë për ta pastruar.
Fshini pjesën e përparme të furrës tuaj
Duke qenë se furra rrallë është në nivelin e syve, ju nuk e vëreni se sa pis mund të jetë.
Fshini të gjitha dorezat e dollapëve dhe sirtarëve
Dorezat shpesh grumbullojnë shumë papastërti, të cilat mund t’i bëjnë të duken keq. Por jo vetëm dorezat kanë nevojë për pastrim të rregullt, gjithashtu edhe sipërfaqet e tjera duhen pastruar sa më shpesh.
Ndryshoni peshqirët e kuzhinës
Vendosini për t’i larë peshqirët e pista të kuzhinës dhe varni disa të pastra.
Fshini zonën sipër sobës
Pjesa e sipërme e sobës ka gjithashtu nevojë për një pastrim të shpejtë herë pas here, për të hequr qafe yndyrën dhe grumbullimin e vajit.
Pastroni dërrasën ku prisni ushqmet e ndryshme
Spërkasni sipërfaqen me një lugë gjelle kripë të trashë dhe me anën e një limoni të prerë në gjysmë fërkojeni për të hequr njollat.