Në seancën e sotme plenare u debatua shumë për vendosjen e maskave.E ndërkohë pikërisht ata që folën brenda sallës duket se ishin ndryshe jashtë saj.
Kryeministri Rama i bëri disa herë thirrje deputetëve të vënë maskën pas përfundimit të fjalës, por Hajdari vendosi që njërën maskë t’ja dërgonte në foltore kryeministrit.
“Zonja Hajdari nuk po e vendos ende, me sa duket për mungesë maske, por duhet të vihen ne dispozicion të deputetëve” – tha ai.
Rama tregoi maskën e tij duke iu u shprehur se ajo simbolizon një flamur të bardhë paqeje mes mazhorancës dhe opozitës së re. Ky akt ngjalli edhe të qeshura në sallë.
Hajdari vije maskën. Maskën maskën… maska është tanimë e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe jo e domosdoshme në ambientet e hapura. Përfitoj të sqaroj ata që më kritikojnë kur dal në rrugë dhe jam pa maskë. Në mjedise të hapura mjafton ruajtja e distancës dhe mos-kontaktimi me shtrëngim duarsh i të tjerëve për të qenë i mbrojtur. Ndërsa në mjediset e mbyllura me vendim zyrtar të MSh, maska është e detyrueshme dhe Kuvendi duhet të japë shembullin e vetë, gjë që zonja Hajdari nuk po e bën vetë, ndoshta për mungesë maske. (Hajdari ngrihet dhe i jep maskë Ramës). Unë e kam zonja Hajdari, por kur flitet nuk ka nevojë se jemi në distancë. Flamur paqeje ky…”,-tha Rama.
Shumë prej tyre u panë sot pa maskë duke hyrë në parlament. Më poshtë shikoni edhe fotot që u shkrepën ndaj deputetëve që vlen të theksojmë që duken me mjaft elegancë, klas dhe shumë të kuruar, ajo që bie në sy për zonjat deputete janë larmishmëria e ngjyrave verore.