Disa këshilla për një make-up perfekt në moshën 40 vjeç

Make-up-i në moshën 40 vjeç është shumë i ndryshëm nga ai që bëhet në 20, pasi edhe qëllimet janë të ndryshme. Gabimi më i zakonshëm vjen nga “siguria” e bukurosheve 40-vjeçare.

Ja disa këshilla për një make-up perfekt te gratë në moshën 40 vjeç:

Kur lëkura e fytyrës fillon të piqet dhe shfaqen linjat e para të vogla të shprehjes, gratë priren të ndryshojnë rrënjësisht qasjen e make-up-it, i cili bëhet kryesisht korrigjues dhe “mbulues”. Qëllimi më i zakonshëm, në mesin e grave që tani kanë lëkurë të maturuar, në fakt është të mbulojnë njollat, të ridizenjojnë ovalen e fytyrës dhe t’i japin fytyrës një pamje sa më rinore. Ndonjëherë, megjithatë, ne përfundojmë duke tejkaluar sasinë e produkteve dhe teknikave për të krijuar make-up-in “korrigjues”. Ose thjesht korrigjojmë defekte të vogla, duke hequr dorë nga krijimtaria, e cila është gjithmonë një aspekt themelor i çdo lloj make-up-i.

Po cila është mënyra e duhur?

Këshilla për të ndjekur dhe gabimet për të shmangur!

Lëkura e pjekur duhet të përgatitet me një bazë make-up-i të përsosur, në mënyrë që të plotësojë edhe nevojat e make-up-it, por edhe nevojat e lëkurës në të njëjtën kohë.

Para make-up-it është e nevojshme të studioni produktet dhe teknikat më të përshtatshme dhe të krijoni një bazë të rregullt grimi, e cila është e përshtatshme për llojin tuaj të lëkurës dhe nevojat e saj.

Primer: absolutisht po

Përdorimi i primerit për krijimin e bazës së fytyrës është absolutisht i nevojshëm kur keni lëkurë të pjekur, pasi ndihmon në zbutjen e rrudhave të vogla dhe “parregullsive” natyrale të lëkurës së pjekur.

Fondatinë super-mbulues: po (por pak)

Fondatina shumë mbulesë është formuluar për të siguruar uniformitetin maksimal të fytyrës dhe për të kompensuar ndryshimet tipike të lëkurës së pjekur, siç janë njollat ​​e diellit (një problem shumë i zakonshëm për gratë mesdhetare).

Një gabim që bëhet shpesh kur përdorim një fondatinë mbuluese, që për nga natyra e saj shumë e pasur dhe e trashë, është tejkalimi i sasive të aplikuara të produktit. Rezultati, tashmë e dini, është efekti “maskë”, tepër i ngarkuar. Fytyrës i jepet një strukturë false dhe mbi të gjitha e pakëndshme për t’u parë (ndonëse në foto efekti i maskës dallohet shumë më pak).

Për më tepër, ky lloj produkti tenton të akumulohet në linjat e shprehjes dhe gjithashtu në poret e zgjeruara që karakterizojnë lëkurën e pjekur. Ndaj, përdorni pak produkt dhe shpërndajeni atë shumë mirë, veçanërisht në skajet e fytyrës për të shmangur një thyerje kromatike shumë të dukshme!

Bronzers dhe korrektor të errët: jo, faleminderit!

Një ide jashtëzakonisht e papërshtatshme, por e zakonshme mes grave të pjekura. Mendohet se nxirja është faktor bukurie në të gjitha rastet, por kjo nuk është dhe aq e saktë. Ngjyra e errët është e bukur, por me sens dhe masë.

Përpjekja për të krijuar një efekt nxirjeje artificiale, duke përdorur produkte me tone të errëta, shumë të ndryshme nga ajo natyrale e lëkurës, është një gabim i pafalshëm. Do të theksonte shumë fytyrën, por edhe rrudhat. Veç kësaj, kontrasti që bën me qafën, dekoltenë, por edhe krahët, është e pakëndshme.

Konturimi: po (me moderim)

Konturimi bëhet praktikisht thelbësor nga një moshë e caktuar e tutje. Kjo teknikë “pikturuese” e cila ka shumë të përbashkëta me skulpturën, ndryshon pak tiparet e fytyrës, duke e rinuar edhe një herë atë.

Është thelbësore që edhe konturimi të përdoret në mënyrë të moderuar. Sigurisht që duhet të “heqësh” faqet e varura me një lojë të mirë dritë-hijesh, por nuk është aspak ide e mirë të imitosh Kim Kardashian, sidomos kur je nisur thjesht për të bërë pazar.

Shkëlqyes dhe Gliter: absolutisht jo

Shkëlqyesit dhe produktet kozmetikë me efekt perlë dhe opalë janë armiku i betuar i make-up-it në moshën 40 vjeç. Arsyeja është shumë e thjeshtë: shkëlqyesit nxjerrin në pah poret e zgjeruara dhe rrudhat e imta. Një hap i gabuar, që nuk këshillohet të bëhet.  

Sa i përket nuancave të syve, rregulli është i njëjtë: është më mirë të shmangni rreptësisht nuancat me shkëlqim dhe t’i drejtoheni atyre mat. Arsyeja? Për të mos drejtuar vëmendjen te “këmbët e pulës”!

Vetëm ngjyrat neutrale? Jo vetëm!

Rreth moshës 40 vjeç, make-up bëhet “i sigurt”. Të gjitha gratë, që bëjnë make-up për vite me radhë, kanë mësuar se kush është ai që shkon më shumë me fytyrën e tyre. Zakonisht i njohin ngjyrat e tyre dhe kanë caktuar llojin e produktit dhe të aplikimit. Për të pasur stil të garantuar, ne priremi të përdorim ngjyra shumë natyrale dhe të kujdesshme, pothuajse nude, duke i zgjedhur ato bazuar në tonin dhe nëntonin e lëkurës.

Është një zgjedhje perfekte, por e bëjnë të gjitha deri në mërzi. Edhe nëse ngjyrat neutrale na bëjnë të ndihemi të qeta, duhet edhe të guxojmë me ngjyrat. Ndoshta do të na mjaftonte të ruanim të njëjtën skemë produkti dhe nuance që përdorim për make-up-in tonë të përditshëm.

Related posts

Ja sa herë në javë duhet të lani flokët gjatë verës

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi