“Diplomatët janë distancuar nga Edi Rama”/ Deputeti del me deklaratën e fortë: Kryeministri përdor joshjet, deri në afera s*ksuale!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se diplomatët janë distancuar nga kryeministri Edi Rama. I ftuar në studion e lajmeve në Panorama TV, Vasili tha se asnjë diplomat serioz nuk mund të ulet me Edi Ramën, kur e dinë shumë mirë se me kë kanë të bëjnë.

Po ashtu, Vasili u shpreh se diplomatë nuk e kanë kritikuar qëndrimin e opozitës, kjo për faktin se ata e dinë që opozita po përpiqet që të rikthejë legjitimitetin.

“Cili është ai diplomat sot, kur di publikisht se kush është kryeministri i Shqipërisë, çfarë përfaqëson dhe në çfarë niveli sillet ky si kryeministër. Cili diplomat do bënte një bisedë serioze, kur e dinë që ky shantazhin, përdor mënyrat e joshjes, përdor para e të tjera gjëra të neveritshme deri në afera seksuale. Cili është ai diplomat që mund të ulet me këtë.

Ata do gjenden përballë një njeriu që do jetë ose i përgjuar ose i shantazhuar. Nuk kanë përballë një shtetar serioz që mbron interesat e Shqipërisë dhe ai interesat e vendit të vet dhe të shohin ku i kanë pikat e përbashkëta. Kanë përballën një mafioz dhe gjeja e parë që marrin diplomatet, se ky qëndrim është mbajtur është marrja e distancës. Ata presin që drejtësia të zbardhte këtë gjë. Ata nuk kanë kritikuar qëndrimin e opozitës, sepse e shikojnë që opozita po bën gjithçka për të zhbllokuar parlamentin, ne po i kërkojmë në mënyrë të rregullat hajde raporto në parlament.

Kemi të bëjmë me një mafioz brutal. Gjeja e parë që diplomatët është se kanë ndërpre komunikimet me këtë njeri. Nuk mund të komunikohet me këtë njeri”, tha Vasili.

Related posts

Veshja e Ramës në ditën e votimeve, stilisti i njohur: Krijimi i tij, ngacmim për Berishën

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!

“Nuk është pyetja a do të fitojmë, por sa”/ Rama ironizon Berishën: Politikan i…