Dinamo “zbut ulërimën” e Skënderbeut, dy gola korçarëve dhe tani pretendon Final-Four (video)

Dinamo

Dinamo- Skënderbeu ishte një nga sfidat e ditës së sotme që u luajt në kuadër të javës së 29-të të Kategorisë Superiore. Në këtë duel, kryeqytetasit fitojnë me shifrat 2-0 dhe tani është një garë e hapur për vendin e katërt. Dinamo erdhi në këtë përballje pas tre ndeshjeve pa fitore dhe ndaj korçarëve synimi i vetëm ishin 3 pikët për të mos komplikuar më shumë pozitat e tyre në tabelën e klasifimit.

NDESHJA E PLOTË

Në minutën e 3′ aksion individual spektakolar i Kaçorrit i cili kalon mbrojtësit që i dalin para dhe pastaj mposht edhe portierin, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Liço dhe Rashica kërkuan të shënonin për Skënderbeun por pa ia dalë dot. Në pjesën e dytë, Dinamo do të shënonte sërish.

Në minutën e 82′, pas një aksioni nga e djathta, topi shkon te Qefalija i cili me një diagonale me të majtën të devijuar, çon sferën në rrjetën e portierit Alia. Me këtë sukses, Dinamo shkon në vendin e 6-të në kuotën e 39 pikëve, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e katërt në kuotën e 40 pikëve.

 LEXO MË SHUMË: Klevi Qefalija, “diamanti” i fshehur i Dinamos, dy gola ish-skuadrës së tij Tiranës dhe duartrokitje nga publiku bardheblu (video)

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)