Dinamo Zagreb mund të largojë sulmuesin e Kombëtares Arbër Hoxha nëse vjen një ofertë e kënaqshme. Portali kroat “TPortal” shkruan se klubi është i hapur të dëgjojë ofertat dhe me shumë gjasa sulmuesi shqiptar nuk është i vetmi që do të largohet sepse edhe lojtarë si Marko Bulat, Dario Spikic dhe Juan Cardoba mund të mbyllin bashkëpunimin me klubin kroat.
Për Hoxhën kanë shprehur interesim disa skuadra europiane. Nga Anglia ka thuhet se Hull City po bën sondazhet e para. Ndërkohë, interesim ka edhe nga Turqia si Kayserispor, Trabzonspor dhe Eyupspor. Më herët për futbollistin e Shqipërisë pati raportime se është interesuar edhe skuadra italiane, Lecce.
26-vjeçari Hoxha te Dinamo Zagreb u transferua vitin e kaluar nga Slaven Belupo për 1 milionë euro. Hoxha me Dinamon e ka të fituar një titull dhe një Kupë të Kroacisë. Sulmuesi shqiptar Arbër Hoxha mund të largohet nga Dinamo Zagreb. Gjatë këtij sezoni, ai luajti 31 ndeshje, shënoi 3 gola dhe dha 3 asiste për ekipin.
Më 24 dhjetor 2019, Hoxha mori një thirrje nga Kosova për ndeshjen miqësore kundër Suedisë dhe debutoi pasi hyri si zëvendësues në minutën e 46-të në vend të Zymer Bytyqit.