Dinamo, rikthim me peshë në sfidën ndaj Elbasanit; mesfushori rikuperohet në kohë

Dinamo

Dinamo vijon përgatitjet për javën e katërt të kampionatit, ku skuadra e Ilir Dajës do të përballet në transfertë me Elbasanin. Ndonëse luhet në “Elbasan Arena”, fusha është gjithashtu një shtëpi pritëse për blutë e kryeqytetit, por verdheblutë pritet të kenë mbështetjen e madhe të tifozëve të tyre.

Përveç kësaj, ndërprerja i shërben trajnerit Daja për të rikuperuar futbollistët e dëmtuar dhe për të përmirësuar gjendjen fizike të mbrojtësit portugez Teikseira, i cili sapo është bashkuar me skuadrën. . Megjithatë, lajmi më i mirë për Dinamo-n është rikthimi në stërvitje i mesfushorit Klevi Qefalija. 23-vjeçari ka kohën e duhur për të qenë plotësisht gati në sfidën e radhës ndaj Elbasanit, duke forcuar ndjeshëm mesfushën dinamovite.

Në këto kushte, i vetmi mungues i sigurt për sfidën me verdheblutë është kapiteni Bruno Dita, i cili vijon fazën e riaftësimit pas dëmtimit të pësuar para ndeshjes me Jagiellonian në “play off”-in e Conference League.

LEXO ME SHUME:Binjakëzimi me Fanatics si ultras dhe djali i tij me fanellën bardheblu, dashuria e Omer Bunjakut për Tiranën

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)