Dinamo-Tirana do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia”, ditën e diel ora 15:30. Derbi do të luhet kështu për herë të parë në stadiumin e Egnatias. Ky takim ishte programuar më parë për t’u luajtur në “Elbasan Arena”.
Shkak për këtë është bërë ndeshja mes Besës dhe Pogradecit. Të dyja skuadrat do të luajnë më 28 prill në Elbasan dhe kështu synim është ruajtja e fushës. Ndërkohë sfida mes Dinamo-Tirana është e vlefshme për javën e fundit të Superiores. Tiranës i bën punë vetëm fitorja, për të shpëtuar rënien nga kategoria. Në anën tjetër, Dinamo do të luajë për të rimarrë vendin e dytë.
DINAMO-VLLAZNIA 4-3
Në një përballje spektakolare të zhvilluar në “Elbasan Arena”, Dinamo siguroi një vend në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë pasi mposhti me rezultatin 4-3 skuadrën e Vllaznisë në takimin e dytë gjysmëfinal. Pas barazimit pa gola në Shkodër, kryeqytetasit shpërthyen me një paraqitje mbresëlënëse, duke kaluar fillimisht në avantazh të thellë prej 4-0.
Dinamo fatale në 45 minuta
Baton Zabërgja dhe Itodo Mandela ishin protagonistët absolutë për blutë, me nga dy gola secili. Fillimisht ishte Mandela që zhbllokoi shifrat në minutën e 17-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asisti të Zabërgjës. Më pas, vetë Zabërgja përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit Jukaj në minutën e 36-të dhe dyfishoi epërsinë. Vetëm katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Nani organizoi një aksion të shpejtë nga e djathta dhe shërbeu saktë për Mandelën, që shënoi golin e tretë. Ndërkohë, në minutën e 59-të, Zabërgja konfirmoi formën e tij të shkëlqyer duke realizuar edhe nga pika e bardhë.
1 comment
Comments are closed
Add Comment