Dinamo “qan” golat, lojtari më i mirë largohet pas përfundimit të kontratës

Dinamo

Denisson Silva është i larguari i radhës nga Dinamo. Sulmuesit brazilian i ka përfunduar kontrata me kryeqytetasit dhe ka vnedosur të largohet. Aktualisht,  26-vjeçari tashmë është një lojtar i lirë në merkato, ndonëse mungon ende zyrtarizimi nga palët. Për brazilianin ka interesime nga ekipet e Superiores, ku Vllaznia e ka “piketuar’ për sezonin e ri.

Por pavarësisht interesit nga shkodranët apo ekipe të tjera të elitës, 26-vjeçari duket gjithmonë e më larg Superiores, pasi për të ka interesime edhe nga jashtë vendit. Ditë të ‘nxehta” këto për brazilianin, i cili kërkon të nisë një eksperiencë të re në një tjetër klub dhe kampionat.

Në këtë sezon me Dinamon, Denisson ia ka dalë të shënojë 10 gola dhe të dhurojë edhe 3 asiste në 39 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës. Ndërkohë kujtojmë se nga dinamovitet janë larguar Rexhepi, Marku, Bardhi, Behiratche, Danaj, Smaçi dhe Allmuca.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)