Statistikat ngrohin Dinamon, përballjet ndaj Vorës me bilanc të frikshëm

Dinamo

Dinamo po kalon një moment delikat në kampionat dhe mungesa e fitores në fazën e tretë e ka lëkundur shumë pozitën e saj në “Final 4”. Fitorja e Partizanit, ka sjellë presion në kampin blu teksa dy javët e ardhshme mund të vendosin shumë gjëra për sa i përket ecurisë në këtë kampionat.  Ndaj Vorës, dy skuadrat janë përplasur gjithsej tri herë mes tyre dhe në të gjitha rastet fitues ka dalë Dinamo.

Dy takimet e para i përkasin kampionatit aktual dhe janë luajtur në fushën e Dinamos. Në ndeshjen e parë, blutë triumfuan me rezultatin 2-1, ndërsa në përballjen e dytë fituan më bindshëm, 2-0, duke konfirmuar epërsinë ndaj vorakëve. Ndërkohë, përballja e parë historike mes tyre daton pesë vite më parë, më 9 maj 2021, në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë.

Në atë kohë të dyja skuadrat militonin në Kategorinë e Parë, por edhe atëherë Dinamo arriti të imponojë ligjin e saj, duke fituar me rezultatin 2-0. Në total, statistikat janë të pamëshirshme për Vorën: tri ndeshje, tri fitore për Dinamon dhe asnjë sukses për vorakët. Edhe golaverazhi thekson dominimin blu, me shifrat 6-1 në favor të Dinamos. Këto bilance e bëjnë sfidën e radhës edhe më interesante, pasi Vora do të kërkojë të thyejë traditën negative, ndërsa Dinamo synon të ruajë rekordin perfekt në përballjet direkte.

LEXO ME SHUME:Klasikja me “helm”: Vllaznia i kujton Tiranës rënien nga kategoria (video)

Related posts

Klasikja me “helm”: Vllaznia i kujton Tiranës rënien nga kategoria (video)

Nga titulli kampion drejt një eksperience të re jashtë Shqipërisë; futbollisti mbyll aventurën me Egnatian

Strategjia që solli përmbysjen: Kërnaja tregon lëvizjen kyçe me Sidiben