Dinamo ka harruar si të fitojë, Ilir Daja kërkon të gjejë “ilaçin” e shërimit

Dinamo

Dinamo po kalon momentin më të vështirë në Superiore jo vetëm për këtë sezon, por ndoshta në dy apo 3 sezonet e fundit. Skuadra e drejtuar nga Daja nuk ka fituar asnjë ndeshje në fazën e tretë, kur janë luajtur plot 6 prej tyre dhe përveç faktit se vendet e para janë shkëputur, tashmë rrezikon seriozisht pozitat e saj në “Final 4”. Të besuarit e Dajës nuk morën më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e fundit ndaj Flamurtarit në “Elbasan Arena”, me kuqezinjtë që vinin në këtë sfidë si vend i fundit por që arritën të merrnin një pikë që për ta mund ketë vlera të shumta për luftën për mbijetesë.

Veç momentit të keq me pikët, Dinamo ka humbur edhe qetësinë para portës dhe nuk është më ajo skuadër që di të shënojë rregullisht, e madje edhe gola të shumtë pasi deri para vitit të ri, Dinamo ishte skuadra me sulmin më të mirë në Superiore. Nga ana tjetër, as mbrojtja nuk po e jep garancinë e dikurshme, duke qenë tashmë një skuadër që po pëson thuajse në çdo ndeshje të kampionatit.

Aktualisht, Dinamo e sheh veten në vendin e katërt në klasifikim, duke qenë plot 12 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Vllaznia. Pikërisht këta të fundit ishin skuadra e parë ndaj së cilës fitoi Dinamo këtë edicion, por dy fitoret e tjera të shkodranëve dhe forma e mirë e tyre, ka krijuar një hendek të madh në klasifikim.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)