Dinamo pranë kualifikimit, Bruno Dita në rolin e kapitenit: Nuk kemi presion, pres që tifozët të na mbështesin

Bruno Dita

Dinamo përballet nesër me Atletic D’Eskaldes të Andorrës në sfidën e kthimit të turit të dytë të Conference League dhe kapitenin i bluve, Bruno Dita, ka besimin se ekipi do të kalojë turin. Dinamovitët fituan në ndeshjen e parë në transfertë, ndaj edhe sipas vetë futbollistit, nuk kanë trysni në këtë sfidë kthimi, ndonëse nuk nënvlerësojnë kundërshtarin që kanë përballë, siç shpjegoi Dita në konferencën e sotme për mediat.

“E vështirë të shihja nga stoli ndeshjen e parë? Të them të drejtën është e vështirë se të gjithë vitin ne luajmë për këto ndeshjet e Europës. Paraqitja në këto ndeshje është reklama më e mirë për çdo futbollist. Dhe ta ndiqja ekipin nga pankina, nuk isha i mundur të luaja në atë ndeshje, ishte shumë e vështirë për mua.
Kundërshtarët kanë një epik të mirë, nuk janë ekip për t’u nënvlerësuar. Por mendoj se ne kemi akoma më shumë për të dhënë dhe jemi më lart se kundërshtari.
Nuk jemi fare në presion, duke marrë parasysh që kemi një fitore në ndeshjen e parë. Çdo gjë është në favorin tonë, pavarësisht se ekipi kundërshtar nuk është për t’u nënvlerësuar. Por presion nuk kemi as ne si mbrojtje dhe as i gjithë ekipi.

Ata janë një ekip që ndërtojnë mirë nga poshtë, ne i dimë pikat e forta dhe të dobëta të atyre. Do i sulmojmë ku ne mendojmë se aty kanë pikat e dobëta dhe në fund të kalojmë turin.
Tifozët? I presim sa më të shumtë në stadium të na përkrahin”, tha ndër të tjera Bruno Dita.

Related posts

Partizani pa trajner, klubi e gjen zgjidhjen brenda familjes (EMRI)

Kategoria e Parë, përzgjidhet formacioni dhe trajneri i javës (FOTO)

Gaz Demi në hall, shkarkimi i Milinkovic i kushton shtrenjtë financave të Partizanit