Dinamo, pas Lilajt një tjetër lojtar tërhiqet nga futbolli: Ndaj Luzit ndeshja ime e fundit…

Dinamo do të luajë ndaj Luzië në transfertë. Kjo ndeshje mund të jetë e fundit me fanellën blu për disa lojtarë të skuadrës aktuale, ndërsa për dy prej tyre do të jetë e fundit edhe për futbollin e luajtur. Bëhet fjalë për Sabien Lilajn dhe Edvan Bakajn.

“Ndeshja me Luzin do të jetë e fundit për mua, sa i takon futbollit të luajtur. Gjithçka mund të ndodhë, por mendoj se ka ardhur fundi, ka ardhur momenti për t’u hapur rrugë të rinjve”, ka thënë Edvan Bakaj.

Ai ka luajtur disa ndeshje gjatë këtij sezoni, në një moment kaloi në stafin e Dinamos U-19 dhe më pas u rikthye te skuadra e parë. E ardhmja e tij, edhe pse ende jo në rrugë zyrtare, pritet të jetë në klub, si pjesë e stafeve teknike te Dinamo.

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe