Dinamo ngec ndaj Escaldes, por kualifikohet për në turin e tretë të Conference League (video)

Dinamo

Dinamo nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Atletic D’Escaldes, por që mjafton për kryeqytetasit të arrijnë në turin e tretë të Conference League. Ekipi dinamovit kaloi në avantazh shpejt në minutën e 17′ me Zabërgjan i cili me individualitetin e tij arriti të realizonte.

 

Në pjesën e dytë, Escaldes barazoi me Berlangan, ndërsa situata u përkeqësua për Dinamon kur në minutën e 52′ Karamba ndëshkohet me karton të kuq, megjithatë ekipi nga Andorra nuk ia doli të ndryshonte fatet e takimit.

NDESHJA E PARË ME REZULTATIN 1-2

E përkëdhelur në short, me kalimin direkt në raundin e dytë, Dinamo kthehet të luajë në një ndeshje europiane 15 vjet nga hera e fundit, duke mposhtur në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Conference League, 1-2 Atletic Escaldes. Skuadra e Ilir Dajës ka hedhur një hap të sigurtë drejt raundit të tretë të kompeticionit, duke fituar ndeshjen e parë në Andorra, falë golave të Baton Zabërgjas dhe Eridon Qardakut.

LEXO ME SHUME:Rikthehet qetësia dhe festa te Vllaznia, mendon Balaj nga penalltia (video)

Related posts

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull

Skënderbeu me statistika impresionuese, askush si ekipi korçar në shtatë ndeshje

Vllaznia kërkon përkrahjen e tifozëve, nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën