Dinamo nis përgatitjet për sezonin e ri, Asion Daja mungon, shumë dilema për merkaton e bluve (EMRAT)

Dinamo më në fund ka nisur stërvitjen. Seancës së parë stërvitore i ka paraprirë një takim, ku të pranishëm ishin presidenti Adrian Bardhi dhe administratori Kristjan Gjidodaj, të cilët kanë folur pak minuta me ekipin.
Të pranishëm në stërvitjen e parë ishin thuajse të gjithë lojtarët që mbyllën sezonin me Dinamon. Mungonin Asion Daja dhe Alesio Mija. Për mesfushorin që mbajti shiritin e kapitenit sezonin e fundit nuk është e qartë nëse është ende pjesë e skuadrës apo jo.

Albion Marku dhe Rustem Hoxha janë dy forcat e reja për Dinamon. Të dy këta lojtarë kanë firmosur kontratën përkatëse dhe janë zyrtarizuar nga klubi. Lista e përforcimeve vazhdon me sulmuesin Luis Kaçorri, për të cilin gazeta mëson se ka firmosur me blutë. Ai ka qenë dje i pranishëm gjatë seancës, por nuk është stërvitur me ekipin. Këtë formalitet pritet ta kryejë edhe Joselin Behiratce.

Me kalimin e ditëve do të mësohen dhe lojtarët e tjerë që do të jenë pjesë e Dinamos sezonin e ardhshëm. Emrat që janë lakuar më shumë janë Frashëri dhe Sali për portën, Loran dhe Sadiki për mbrojtjen.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)