Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore

Dinamo

Dinamo, nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, ka mbyllur me sukses javën e parë të fazës përgatitore në Ohër. “Nëndetësja” u zhvendos buzë liqenit të Ohrit para një jave, ku pritet të përgatisë rikthimin në Europë pas një mungese 15- vjeçare.

Aventura e Dinamos në Europë nis nga turi i parë eliminator i Ligës së Konferencës dhe blutë renditen te skuadrat jofavorite, për vetë mungesën e gjatë që kanë në Europë. Gjithsesi, dinamovitët i varin shpresat te trajneri Ilir Daja, i cili e ka treguar veten si ekspert skuadrash në ballafaqimet europiane, kryesisht me Skënderbeun dhe Ballkanin, ku arriti edhe fazën e grupeve. Problemi i vetëm për dinamovitët në javën e parë ka qenë mungesa e miqësoreve, pasi nuk kanë gjetur kundërshtar.

Mbase ky ngërç mund të zgjidhet këtë javë, duke ditur se edhe Partizani i ka zhvendosur përgatitjet në Ohër dhe mund të kemi një derbi kryeqyteti në Maqedoninë e Veriut. Në lidhje me javën e parë stërvitore në Ohër, klubi kryeqytetas, përmes një postimi, shkruan: “Nën një atmosferë të qetë dhe kushte optimale, dinamovitët kanë mbyllur javën e parë të përgatitjeve në Ohër, ku trajneri Ilir Daja dhe stafi i tij po punojnë me përkushtim maksimal për të ndërtuar një ekip sa më të gatshëm dhe kompetitiv për Conference League.

Me grupin te Dinamo janë bashkuar prej disa ditësh edhe Baton Zabërgja dhe Naser Aliji pas angazhimit me skuadrat përfaqësuese të Shqipërisë e Kosovës”. Me Dinamon po përgatitet edhe mesfushori Oresti Kasmollari, i cili në sezonin e shkuar u huazua nga blutë te Pogradeci. Kështu që trajnerit Daja i është shtuar edhe një tjetër alternativë në mesfushë, por në vijim priten përforcime të tjera.

LEXO ME SHUME;✉️Detajet për raundin e parë të Europës, shuma që do të përfitojnë 4 klubet e Superiores 💵

Related posts

Përplasja me Bashkinë Shkodër, Bekim Balaj thotë fjalën e tij: E tepërt të largohemi për një koncert (video)

✉️Detajet për raundin e parë të Europës, shuma që do të përfitojnë 4 klubet e Superiores 💵

U përfol për një kalim te Venezia, Elbasani bën goditjen e madhe me futbollistin çek (EMRI)